PDSH: Lustrimi të shqyrtojë edhe përndjekjen e Menduh Thaçit

Komisioni për lustrimin në Maqedoni ç’do ditë e më tepër e bën qasjen selektive parim të punës së këtij komisioni, komenton PDSH.

Në deklaratën e nënkryetarit të PDSH, Miat Sadiku thuhet:

“Rasti i fundit i lustimit të ish ministri të punëve të brendshme Tomisllav Çokrevski, për të cilin komisioni verifikon që ai ka dhënë urdhër për përndjekjen e VMRO-së, komisioni “rastësisht” harron të potencojë edhe përndjekjen e dokumentuar të veprimtarëve asaj kohe të PDSH-së, në veçanti të kryetarit të saj Menduh Thaçit, të cilit  policia sekrete maqedonase, edhe gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës së ish ministrit të lustruar, i harton një dosje voluminoze prej gati 4.200 faqe.

Për hir të transparencës dhe zbardhjes së rrethanave të kontekstit kohor për opinionin, PDSH kërkon që komisionin në fjalë, të shqyrtoj edhe urdhëresën nga ana e ish ministrit të punëve të brendshme për përndjekjen dhe hartimin e dosjes, nga ana e policisë sekrete maqedonase, për kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçit” reagon Sadiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button