MPJ e Maqedonisë: Do të reagojmë kundër Qipros

Rasti me brohoritjen e ushtarëve qipriot se “Maqedonia i takon Qipros” është duke u shqyrtuar në ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga kjo ministri, thanë për Alsat M se padyshim ndaj rastit, do të ketë një reagim zyrtar, por ende nuk është vendosur forma dhe koha e dërgimit të reagimit. Komenti i shkurtër i Ministrisë së Jashtme është se gjithë procesi do të përmbyllet, pasi të vërtetohen të dhënat e prezantuara në media, si dhe besueshmëria e videos.
Të dhëna shtesë po kërkohen edhe nga ambasada në Athinë. Në incizimin tregohet një njësit i ushtrisë qipriote i cili gjatë stërvitjes, brohorit parulla kundër Turqisë, por edhe Maqedonisë dhe Shqipërisë. Motivi kryesor është gjaku.

Lajme të ngjashme

Back to top button