Agimi kundër Selltikut, Bashkimi ndaj Leverkuzen

Sot në Nion të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për kualifikime në Ligën e Kampioneve, ku skuadra e Agim Ibraimi, Maribor për kundërshtar ka marrë ekipin e Skocisë, Selltik, ndërsa ekipi shqiptarit tjetër me prejardhje nga Tetova, Bashkim Kadrii do të luajë kundër gjermanëve të Leverkuzen. Ndeshje shumë interesante do të jetë takimi Beshiktash – Arsenal dhe Napoli i Blerim Xhemailit do të luaj super ndeshjen me spanjolët e Atletik Bilbao. / Portalb /

Maribor (SLLO) – Selltik (SKO)
Salzburg (AUS) – Malmö (SUE)
AaB (DAN) – APOEL (QIP)
Steaua (RUM) _ Ludogorets (BULL)
Slovan Bratislava(SVK) – BATE (BJELL)

Beshiktash (TUR) – Arsenal (ANG)
Standard Liège (BEL) – Zenit (RUS)
København (DAN) – Leverkusen (GJER)
LOSC (FRA) – Porto (POR)
Napoli (ITA) v Atletik (SPA)

Ndeshjet e para do të luhen me datë 19/20 gusht, ndërsa ato të kthimit më 26/27 gushtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button