Del ta kërkojë vëllain, e mbyt rrufeja

Nga një goditje e rrufesë, pasditen e së hënës ka humbur jetën A. Çengaj, 38 vjeç, nga komuna e Dragashit. I ndjeri kishte dalë nga stanet e Pllajnikut, bashkë me disa bashkëfshatarë të tij të kërkonte të vëllain, Enver Vahid Çengajn, që ishte larguar nga shtëpia më datë 30 korrik. Trupi i viktimës është dërguar pa shenja jete në QKMF në Dragash, ndërsa vëllai i tij, Enveri, vazhdon të jetë i zhdukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button