Ibrahimi eliminoi izraelitët (VIDEO)

Futbollisti shqiptar Agim Ibraimi me një paraqitje të mrekullueshme në ndeshjen e kualifikimeve për Ligën e kampioneve, ka shënuar dy gola për ti dhënë ekipit të tij Mariborit kualifikim për në xhiron e 4-të.

Sllovenët në rundin e tretë e kanë eliminuar skuadrën e Izraelir, Makabi Tel Aviv, ndeshje kjo e luajtur në Larnaka në Qipro, ndërsa rezultati përfundimtarë ishte 2:2, duke ju falënderuar dy golave që shënoi pikërisht Agim Ibraimi. Pas fitores së parë në Maribor, tani ekipi sllovenes do të luajë dhe ndeshjen e fundit për kualifikim në mesin e ekipeve më të mira të Ligës së Kampioneve.

Agimi golin e parë e shënoi në minutën e 36-të, për ti dhënë epërsinë Mariborit. Makabi barazoi me golin e Ben Haim dhe pastaj shënoi Ben Basat për kryesim. Në minutën e 54-të, përsëri në skenë bomberi shqiptar, i cili edhe shënoi golin e tij të dytë. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button