Kërçovë: Qeveria do të ris ndihmat për shurdh-memecët

Shoqata e shurdh-memecëve në Kërçovë sot shënoi 20 vjetorin e themelimit të saj, e regjistruar, zyrtarisht që nga viti 1993.

Në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Shoqatë së shurdh-memecëve në Kërçovë, kryetari republikan i kësaj shoqate, Vasko Markov, njoftoi të pranishmit për angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë për këtë grup njerëzish. 

“Ne si shoqatë jemi të kënaqur që kemi bashkëpunim mjaftë të mirë edhe me Qeverinë dhe dua të ju njoftoi se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Qeveria ka sjellë vendim që personat e kësaj kategorie do të marrin një shumë prej 4 mijë denarëve në muaj.” – tha Markov.
Ai, i falënderoi Komunën e  Kërçovës për gatishmërinë për të organizuar këtë vitë jubilar të shoqatës së shurdh-memcëve.

Orce Aceski, kryetarë i kësaj shoqate tha që tashmë, në Kërçovë, kjo shoqatë numëron 140 anëtarë dhe Brenda këtyre viteve, shoqata ka pasur aktivitete të ndryshme si zgjedhja e Antares mis, amvisja më e mirë, maskenball, aktivitete sportive etj.

“Dëshira për barazi në shoqëri dhe bindjet se edhe këto persona me dëgjim dhe shprehje të dëmtuar mund të jenë të aftë dhe të vazhdojnë të kontribuojnë për këtë qytet dhe për shoqërinë në përgjithësi. Me këtë qëllim kjo shoqatë që nga zanafilla e saj bëhet anëtare e Lidhjes kombëtare të shurdh-memecëve në Republikën e Maqedonisë.” – shtoi Aceski.
Në shënimin e kësaj ngjarje, fjalë rasti mori edhe kryetari i këshillit të Komunës së Kërçovës, Qamil Aliu.
Në fund të manifestimit u shpërndanë falënderime dhe dhurata për të gjithë që kanë ndihmuar dhe kanë kontribuar funksionimin e kësaj shoqate dhe shënimin e kësaj ngjarje.

Lajme të ngjashme

Back to top button