Blerton Pollozhani tërhiqet nga kreu i PDSH-së në Strugë

Përmes një njoftimi për media, dega e PDSH-së në Strugë që ka mbështetjen e kryetarit Menduh Thaçi informon se kryetari i deritanishëm i saj Blerton Pollozhani tërhiqet nga ky pozicion me qëllim që të mundësojë që organet kompetente të zbardhin plotësisht incidentin e para disa ditëve ku siç thanë nga qendra e PDSH-së në Tetovë, Pollozhani ishte viktimë e një sulmi nga drejtori i NP Proaqua, Verim Kaba.

“Në takimin e mbajtur nga kryesia e degës së PDSH-së në Strugës së ku pjesmarrësit u informuan për incidentin e ndodhur para disa ditëve, Blerton Pollozhani u tërhoq nga pozicioni i kryetarit të degës në menyrë që të mundësojë që organet kompetente të zbardhin rastin deri në fund dhe keqebëresit të marin dënimin e merituar Blerton Pollozhani njokohesisht do të vazhdojë detyrën si anëtar i kryesisë së degës dhe anëtar i Kuvendit qendror, organit më të lartë të partisë. Kurse Mendi Asani do të ushtrojë detyrën si ushtrus detyre” thuhet në njoftimin e degës së Strugës./Drini

Lajme të ngjashme

Back to top button