Procedura burokratike, investime të pakta nga mërgimtarët

Muajt e verës e karakterizojnë Maqedoninë me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindjen e tyre. E tërë Maqedonia, e në veçanti  Maqedonia perëndimore, paralizohet nga njerëz  të shumtë, vetura luksoze, dyqane e kafene të stërmbushura. Realiteti që përballemi me ardhjen e emigrantëve  është  se rrugët janë të zëna  në të katërt anët me vetura të parkuara keq (në mungesë të parkingjeve adekuate), kalimtarë që nuk respektojnë shenjat rrugore qoftë vijat e bardha  apo sinjalizues rrugorë, fëmijë shqiptarë të rritur që flasin gjuhë të huaja  e shumë fenomene tjera që i karakterizojnë mërgimtarët tonë.

Sipas raporteve lokale, ekonomia e vendit lulëzon  kur emigrantët  kthehen në Maqedoni. Por në çfarë projektesh investojnë emigrantët tonë që me dekada apo vite jetojnë në vendet perëndimore? Sa varet buxheti i Maqedonisë nga paratë e tyre? Përse nuk kemi  investime konkrete në biznese nga emigrantët në Maqedoni , por jemi  vetëm dëshmitarë të dasmave megalomane që ato investojnë?

Buxheti në varësi nga paratë e mërgimtarëve

Ekonomisti  Visar Ademi , thotë për Inbox7 se buxheti i Maqedonisë  varet shumë nga parat që i sjellin emigrantët tonë. Sipas tij  janë transferimet ose remitancat që emigrantët  i dërgojnë në vendlindje  dhe që e ndihmojnë  buxhetin tonë.

Me paratë  që ato sjellin në Maqedoni, harxhimet që  ata i zhvillojnë këtu dhe investimet e tyre në patundshmëri (shtëpi  dhe tokë) kontribojnë në zhvillimin ekonomik të këtij vendi”.

Ndërsa  Bekim Imeri nga Banka Botërore në Shkup  thotë që nuk mund të thuhet  saktësisht se sa shumë apo në çfarë mënyre direkte paratë që sillen këtu  e ndihmojnë stabilitetin  dhe shkëmbimin  e euros dhe denarit maqedonas.

Askush nuk është marrë seriozisht me këtë çështje dhe nuk ka ndonjë hulumtim kredibil për këtë fenomen”.

Dihet që bilanci pagesorë  ndihmohet nga parat e mërgimatërve,  sepse Maqedonia më shumë importon sesa eksporton. Por kjo quhet bilanc negativ tregtar që rezulton në bilanc negativë pagesor dhe ndikon në zvogëlimin e rezervave devizore”, thotë Bina.

Por Ademi është i mendimit që nuk është sekret nëse thuhet se mërgimtarët  shqiptarë kontribojnë dikur rreth 50% të mbushjes së arkës dhe buxhetit të Maqedonisë.

Edhe pse mërgimtarët kontribojnë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, paratë e tyre qarkullojnë nëpër projekte afatshkurtra dhe investimet në projektet  afatgjate janë pothuajse zero.

Sipas Ademit  disa faktorë ndikojnë  që mërgimtarët nuk  janë  duke investuar  në Maqedoni.Ai thotë që ka tre arsye konkrete për këtë dukuri.

Arsyeja e parë është se mërgimtarët  tonë nuk kanë  besim në sistemin e drejtësisë dhe garantimit të pronës në Maqedoni  (kur bëhet fjalë për investime ekonomike). Në një vend kur digjet gjithçka shqiptare, garancia e kapitalit tënd është në pikëpyetje.

E dyta, sepse mërgimtarët tonë ballafaqohen me procedura burokratike dhe korrupsion për të investuar në vendlindje. Edhe për këtë ka shumë shembuj mërgimtarësh që kanë ardhur dhe kanë  ikur shpejt të ballafaquar me këtë realitet.

Mërgimtarët ballafaqohen me procedura burokratike

 Dhe e treta ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore. Shqiptarët gjithmonë investimet në patundshmëri  i  kanë konsideruar  si më të sigurta, ndërsa  aktivitetin ekonomik e kanë parë në vendet  ku kanë punuar”.

Por për faktin që para të shumta harxhohen nga mërgimtarët për dasma  megalomane dhe tradita tjera, dhe jo në plane konkrete për zhvillim ekonomik, Bekim Bina thotë që një gjë e tillë flet shumë për mentalitetin e mërgimtarëve dhe trevave tona.

Një gjë e tillë bëhet  thjesht për vlera të popullatës tonë.Thjesht janë paratë e tyre dhe i shpenzojnë sipas prioriteteve të tyre,” shprehet Bina.

” Janë pikërisht mërgimtarët ato që duhet të tregojnë se pse nuk investojnë në Maqedoni, sepse ne vetëm mund të japim supozime të ndryshme”.

Mërgimtari nga  Struga (Z.M.) me vendbanim në SHBA , thotë për inbox7  se  parat i shpenzojnë më së shumti  në gëzime familjare si fejesa, martesa, synete etj.

“Nga këto më së shumti  përfitojnë  hotelet, studio për incizim, këngëtaret e kështu me radhë”.

” E dini tani më, që një dasmë e thjesht kushton diku te 15.000 euro dhe duke ftuar  300-400 persona”, thotë ai. Ai sqaroi se nuk mund  të investojnë në projekte afatgjate , përshkak se është e vështirë të shpërngulen nga një vend  ku ata tani më e kanë ndërtuar jeten e tyre  dhe janë mësuar me sistemin e atjeshëm.

Bekim  Bina  shprehet që nuk është aq e lehtë shpërngulja në vendlindje kur ata janë mësuar me një sistem tjetër dhe në fakt një gjë e tillë mbase do të ishte e lehtë nëse sistemi ynë këtu do të funksiononte në rregull.

“Do të shpërnguleshin emigrantët tonë në vendlindje nëse ata do të gjykonin se ka ambient për biznes dhe shohin perspektivë”. /Inbox-7

Lajme të ngjashme

Back to top button