Gruevski: Ne jemi maqedonas, nuk kemi pretendime për Greqinë apo ndonjë vend tjetër fqinj

Kryeministri Nikolla Gruevski ka mbajtur një fjalim në Pelince, ku mori pjesë në kremtimin e 2 Gushtit.

“Ne jemi maqedonas dhe flasin maqedonisht, ne kemi kulturën tonë të mirëfilltë maqedonase dhe nuk kemi pretendime për Greqinë apo ndonjë vend tjetër fqinj, as nuk duam të lëndojmë askënd. Ne duam lirinë, paqen dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Ne duam drejtësi”, ka thënë Gruevski.

Kryeministri ka deklaruar se problemi i Maqedonisë nuk është vetëm problemi i vendit është një problem evropian. Ai ka kritikuar qasjen se duke injoruar problemin ta sigurojë zgjidhjen. “Evropa duhet të angazhohet për të vënë parimet dhe vlerat. Është koha për Evropën”.

Kryeministri Gryevski ka thënë se nuk ka drejtësi në politikë, në jetë, por sipas tij njerëzit krijojnë drejtësinë. “Njerëzit marrin vendime dhe të dinë si të bëjnë një ndryshim nëse një vepër është e mirë apo jo.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button