Ahmeti: Në komunën e Prishtinës ndaluam korrupsionin e nepotizmin

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti shprehet se të gjitha objektet, duke përfshirë edhe ato të cilat kanë leje, por që janë në kundërshtim me të gjitha kushtet urbaniste dhe që janë rrezik për sigurinë e qytetarit nuk do të legalizohen.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ahmeti tregon arritjet dhe sfidat në gjashtëmujorit të parë të qeverisjes së tij me kryeqytetin dhe thotë ta ketë luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

“Prej fillimit kemi nisur në dy drejtime: t’i ndalim gjërat e këqija, dhe të fillojmë t’i bëjmë edhe gjërat e mira. Ju e dini se që në fillim jemi ballafaquar me ndaljen e disa proceseve të këqija, që kanë qenë të domosdoshme, siç janë ndalja e ndërtimeve pa leje, luftimi i korrupsionit, instalimi i sistemit të transparencës radikale në komunën tonë. Mirëpo, në të njëjtën kohë kemi filluar punën edhe në të gjitha zotimet, të cilat i kemi bërë në fushatë, e që janë 12 gjithsej.Këto ditë do ta publikojmë edhe raportin 6-mujor, ku shihet se sa nga ato premtime i kemi përmbushur dhe se në sa prej tyre kemi filluar punën, duke ditur që disa prej tyre janë afatgjatë. Sfida më e madhe mbetet ende premtimi im kryesor – ai i ujit 24 orë në ditë, për të cilin kemi thënë se e kemi planin dhe programin dhe vazhdojmë me atë plan-program.” shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button