Dokumentar: Me sukses dërgohen ndihmat për Bosnjë (VIDEO)
OJQ “Shprehu” gjatë vërshimeve të mëdha në Bosnjë ishte pjesë e projektit “Ndihmo Bosnjën” ku u grumbulluan ndihma për të pësuarit nga vërshimet. Aktivistët e kësaj organizate ishin në vendngjarje për ndihmë ndërsa ndihmat e nisura edhe nga Maqedonia me sukses u pranuan nga boshnjakët.
Më poshtë është xhirimi i bënë në Bosnjë, Topçiç Polje, Zenicë që dokumenton arritjen dhe shpërndarjen e ndihmave.
“Falënderojmë të gjithë bamirësit, organizatat, Qendrën Kulturore Boshnjake në Maqedoni (BKZ) të cilët mundësuan shpërndarjen e ndihmave në Bosnjë” thonë nga OJQ “Shprehu”.