U arrestua një pjesëtar i inteligjencës gjermane i dyshuar për spiunazh për Rusinë

Një pjesëtar i inteligjencës gjermane është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Rusinë, thanë autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Carsten L., punonjës i Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), është arrestuar në Berlin, tha Zyra e Prokurorit Federal në një deklaratë.

Sipas deklaratës, punonjësi i BND-së i ka siguruar një shërbimi të inteligjencës ruse “sekrete shtetërore” që ai kishte marrë gjatë veprimtarisë së tij profesionale.

Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe vendin e punës së të dyshuarit, njoftohet më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button