Shkodër, policia asgjëson 470 rrënjë kanabis sativa
470 rrënjë kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në Shkodër mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë, në kuadër të operacionit kundër bimëve narkotike, transmeton shekulli.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa në komunën Guri i Zi.
Ndërkohë, menjëherë pas operacionit, vijon monitorimi i zonës veriore për të identifikuar personat përgjegjës.