Një vështrim mbi veprën e shkrimtarit Abdyrahim Idrizit- Gani Xhafolli “Shpirti që bën dritë”

‌Një libër që lexohet me një frymë. Sa shumë nostalgji, një mal me shpresë, bukuri e fjalës, citime të urtësisë të autorit Gani Xhafollit për z. Abdyraman Idrizin, një bashkëqytetarin tim tetovar, shkrimtarin me mendime të pjekura, të zjarrta për atdhe, flamur e komb. Për ndihmë pa asnjë përtesë , patriot i vërtetë në kohë të caktuar, atëherë kur dheu i Kosovës villte gjak, e ne këtu në trojet tona përreth, formonim lum lotesh…ai e themelon spitalin Galaksia …aty gjetën ngushëllim e shërim luftëtarët trima, atdhetarët, rinia e Kosovës martire me shekuj.

Gani Xhafolli ec dhe rrëfen…sheh dhe lexon…percepton dhe jep mendimin e vet si flutura që shkon e ndalet në një skaj të dritares, në një fletë gonxheje të trëndafilit, në flokun e butë të fëmijës e në supin e një lexuesi, ashtu Gani Xhafolli e përshkruan katarzën shpirtërore të atyre që vuajtën nëpër grilat e huaja dhe të vendit, të atyre …e të shkrimtarit Abdirahim, që i ndjeu në trup e shpirt grilat e burgut.. e librat, veprat që u shkruajtën në hijen e qiri- dritave, për zgjim. Zgjimin e gjumit nga mentaliteti, nga jeta..

‌Risitë gjithnjë janë marrë me shumë hamendje . Brenda popullit tonë kanë parakaluar shumë pushtues me kulturat e tyre. Shumë prej tyre janë mbjellë me disa ndryshime në jetën e popullit tonë. Atëherë kur shkollat nisën , në fillim me shumë peripeci, e më pas me vullnetin e çeliktë të arsimdashësve, patriotë e shkrimtarëve shqiptarë pa dallime fetare, filloi zhvillimi dhe ngritja e emancipimit mashkullor e më pas edhe e femrës shqiptare.

Duke i lexuar veprat e Abdyrahim Idrizit, dhe duke e përmbledhë me fjalët e dialogun që e bën Gani Xhafolli në një mënyrë aq mjeshtërore, është për të përshëndetë zotëri Abdyrahimin për guximin që e merr dhe jep një shembull të bukur e të shkëlqyeshëm, njeriut, sidomos femrës sonë shqiptare në veprat e tij. Unë duke i shfletuar një nga një veprat që i nderuari autor m’i dhuroi, i shoh mendimtarët më të mëdhenj të gjitha kohërave me fjalët, aforizmat, këshillat dëftimet nga jeta vetanake, njerëz të shquar të profileve të ndryshme, duke nisur prej presidentëve të njohur e deri te filozofë, psikologë, mendimtarë, artistë e këshilltarë…

‌Pra vepra jetësore e z. Abdyrahim nuk përfundon këtu me Galaksinë, por ai vazhdon duke treguar se paragjykimet, stereotipat, përherë e tjetërsojnë njeriun. Shfletoj veprën “Trokitje në portën e konspiracionit” e në një vend thotë”…ai që rrezaton, kujdesin , guximin , trimërinë, urtësinë, ai do të triumfojë! Prandaj kur thotë: “JETO DUKE DASHUR TË JESHË AI QË JE” parakalon nëpër të gjitha fazat e jetës së njeriut të ri e në moshë.

Vepra e tij “FJALË TË ARTA” është një përmbledhje fjalësh të urta, që përçojnë një energji shumë pozitive, ta ngrohin zemrën e ta forcojnë unin. Në një vend ai shkruan: “Çdo njeri ka historinë e vet. Shumica nuk e kanë guximin për ta shkruar”. Sepse vazhdon autori ” Duke njohur dhe zbuluar veten, e ke zbuluar Zotin, atëherë Zoti të zgjedh ty”.

Vepra e tij “NJOHJA” e bën lexuesin e vëmendshëm t’i merr me një përkushtim mendimet jo vetëm të filozofëve e njerëzve të mençur por edhe të vet z. Abdyrahim Idrizit, i cili që në fillim është i sinqertë kur thotë”…ta edukojmë trupin, ta edukojmë mendjen, ta edukojmë zemrën…” dhe pastaj i jep sqarimet më të thukta të mendimeve të tij, duke nisur nga titulli se LIBRI ËSHTË NJË PROVOKIM I KËNDSHËM QË I JEP FRESKINË JETËS SONË, POR EDHE PËR TË PARË PËRTEJ.

E shfletoj ‌Monografinë Poliklinika “GALAKSY” që është një përmbledhje e fakteve, dëshmive, dokumenteve, të dhënave të vërteta, reale me dorëshkrime të pacientëve të skanuara me fotografi autentike kronologjike të periudhës me të rëndësishme, e herë herë dramatike të veprimtarisë shëndetësore të kësaj poliklinike gjatë luftës që vazhdon dhe në ditët e sotme, për pacientët dhe punën ecuritë, arritjet e sakrificat e synimet e këtij institucioni shëndetësor në Kosovë.

Në dy librat “PERSIATJE 2 dhe 3″ gjithashtu kemi shumë mendime, sugjerime, vështrime për intelektualin dhe përditshmërinë e tij…dhe esetë mbi dashurinë dhe të bukurën” që lexohen me ëndje dhe pranohet mesazhi që përcjellin këto vepra. Për Abdyrahim Idrizin do të kisha shkruar shumë , ngase vepra e tij përmban shumë këshilla, vështrime, mësime autosugjerime etj, por unë do të përfundoj ashtu siç e nisa me Gani Xafollin:

Në vend të epilogut
“Kush kush kush
Kush i mbush krojet
Krojet me dritë me dritë
Kush e mbolli me lule
Me lule këtë tokë
E mbollën e mbollën trimat e LIRISË
Trimat e lirisë me shokë me shokë!”

Shkruan: Merita Abazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button