Meta: e majta 80 mandate deputetësh

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e cilësoi plebishitare fitoren e Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Ai tha se nga të dhënat e brendshme, koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka në kuti rreth 80 mandate, ndërsa për LSI-në janë 15 deri në 20 mandate.

“Jam i bindur edhe nga të dhënat tona, edhe nga të gjitha vlerësimet e pavarura se, Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate. Njëkohësisht, LSI ka në kuti  15 deri në 20 mandate.”- tha Meta.

Nuk është kjo më e rëndësishmja,  vijoi më tej Meta, pasi sipas tij, fitorja ka qenë e ditur, edhe suksesi i LSI ka qenë i qartë për të gjithë. Ai tha se e rëndësishme është që procesi të vijojë normalisht.

“Të gjithë komisonerët tanë dhe të  gjithë numëruesit të bëhen pjesë, siç kanë qenë që nga fillimi, i një procesi, i cili na nderon si një vend evropian. Unë jam i bindur së ky angazhim qytetar për të kurorëzuar me sukses standarde, i cili që në fillim u minua nga ish kryeministri Berisha”- tha Meta, transmeton Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button