Site icon PORTALB

Rusia: Refuzimi i naftës ruse do të ishte “katastrofik”

Flamuri i Rusisë

Liderët e Perëndimit sikurse kryeministri britanik, Boris Johson, janë duke shtyrë përpara idenë që Evropa të mos jetë e varur nga nafta ruse, transmeton REL.

Si përgjigje, zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë se zëvendësimi i furnizimeve me naftën ruse në Evropë do të merrte më shumë se një vit.

Novak ka thënë se ndalesa në naftën ruse do të çonte në “pasoja katastrofike” për tregjet globale dhe do të rriste çmimet në mbi 300 dollarë për fuçi.

Kjo shifër është më e madhe se dyfish në krahasim me çmimet aktuale.

Pas pikut në 139 dollarë për fuçi në orët e para të së hënës, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ka rënë më vonë në rreth 125 dollarë për fuçi.

Exit mobile version