Site icon PORTALB

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Situata po bëhet më e rëndë

Olha Stefanishnya, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, foto nga Gazeta Shqiptare

Olha Stefanishnya, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, foto nga Gazeta Shqiptare

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishnya, tha se situata po bëhet më e rëndë si pasojë e agresionit rus, transmeton REL.

Ajo tha për BBC-në se një tjetër valë e “planit terrorist” të Rusisë ka nisur.

Stefanishnya tha se situata po bëhet më e rëndë dhe se spitalet dhe kopshtet e fëmijëve janë granatuar në disa qytetet të Ukrainës.

“Ushtria ukrainase është më e fortë se kurrë më parë”, tha ajo, duke se shtuar se pavarësisht vendosmërisë së Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit, kjo nuk po e pengon presidentin rus, Vladimir Putin, që të vazhdojë sulmet.

Exit mobile version