Blinken i shkruan Vuçiçit në lidhje me Kosovën

Sekretari amerikan i SHBA Blinken, i ka uruar presidentit serb Vuçiç “Ditën Kombëtare” të Serbisë, ku edhe i ka përmendur rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, raporton EN.

Përmes një letre drejtuar Vuçiçit, Blinken përmend njohjen reciproke me Kosovën si një hap për integrimin evropian të Serbisë.

“Vendet tona kanë ndërtuar lidhje të forta gjatë 140 viteve të fundit dhe Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku si partnerë në Evropë dhe në skenën globale. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, shkruan Blinken.

Kujtojmë se para disa muajve edhe në një letër të presidentit amerikan Joe Biden drejt homologut serb, është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button