Arkitektët përgatisin mur të gjallë rreth Qendrës tregtare të qytetit

Asociacioni i arkitektëve nëpërmjet rrjeteve sociale sot ftoi për përkrahje për ruajtjen e karakterit dhe frymës së Qendrës tregtare të qytetit (QTQ). 

Sipas tyre, QTQ-ja duhet të mbetet e hapur, funksionale dhe autentike dhe se është pjesë e pandashme e identitetit të Shkupit me çka çdo ndryshim joadekuar është përdhosje e përkujtimeve. 

Kryetarja e Asociacionit për “24 Vesti” konfirmon se janë nga fundi përgatitjet për nënshkrimin e peticionit të paralajmëruar dhe fjalimet e arkitektëve nëpërmjet megafonëve.

Përndryshe, Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë mbrëmë deri vonë e ka përgatitur skenarin për protesat e paralajmëruara kundër pamjes së re të planifikuar të QTQ-së. 

Në mbledhje, si merr vesh portali “Faktor” kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e këshillit, të cilët të premten, siç deklaruan shoqatat, do të përpiqen ta dëshmojnë vlerën e këtij objekti të kultit për të gjithë shkupjanët. 

Në protesta, përveç nënshkrimit të peticionit janë paraparë fjalime të arkitektëve në kontekst të rëndësisë dhe ruajtjes së pamjes origjinale të QTQ-së. Paoshtu, arkitektët, nën iniciativën “E dua QTQ”, do të qëndrojnë në formë të mburojave të gjalla dhe në mënyrë simbolike do ta përqafojnë objektin. 

Nga Asociacioni i ftojnë të gjithë qytetarët që janë kundër shëmtimit të QTQ-së, ta nënshkruajnë peticionin dhe t’i bashkangjiten mburojës së gjallë me propozime kreative dhe të realizueshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button