Kërçovë, digjitalizimi u kushton shumë televizioneve lokale

Që pas 1 qershorit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për digjitalizim, televizioni lokal i Kërçovës, Uskana, ka kaluar sinjalin në rrjetin digjital dhe vazhdon transmetimin në të gjithë regjionin e zonës D5 gjegjësisht në Kërçovë, Mavrovë, Prilep, Dollnen, Krushevë, Manastir, dhe Prespë. 

Pronari i këtij televizioni, Munir Mehdiu, vlerëson që ka një plan strategjik për transmetim të një programi i cili do të mirëpritet nga qytetarët e këtij regjioni.

“Ligji i digjitalizimit erdhi shumë shpejt dhe neve, medieve lokale, na gjeti të papërgatitur. Por unë mora vendimin që të vazhdojmë punën sepse nuk doja që të na humben njëzet vjet veprimtari. Tani Tv Uskana përfshinë një territor shumë të gjerë në Maqedoni. E vetmja gjë negative në këtë ligj janë kostot e larta që duhet të paguajë televizioni. Kurse shumë pozitiv është fakti që ne më në fund do t’ju dalim borxhit atyre shqiptarëve që jetojnë në këto qytete që të kenë një televizion në gjuhën shqipe. Pas një periudhe të caktuar planifikojmë të mobilizohemi më shumë, të shtojmë ekipin punues dhe t’i përkushtohemi edhe asaj popullate në qytetet tjera që tashmë transmetojmë sinjalin me qëllim që të jemi në shërbim të të gjithëve”  tha Munir Mehmdiu, pronar i Tv Uskanës.

Të dy televizionet lokale shqiptare në Kërçovë, Tv Uskana, tashmë regjional, dhe Tv Gurra funksionojnë që prej vitit 1993.

Lajme të ngjashme

Back to top button