Vollkovi, banorët e revoltuar kundër ndërtimeve të qeverisë

Banorët e fshatit Vollkovisë të Komunës së Bervenicës, nëpërmjet një shkrese për mediat edhe një herë kanë kërkuar të mos ndërtohet shtëpia e riedukimit, sepse e njëjta kanos rrezik për rrethin, ata thonë se nuk e kundërshtojnë ndërtimin e objektit por le të jetë në ndonjë vend të pa banuar.

‘Kohëve të fundit  në rajonin tonë përsëri janë vërejtur automjetet , për këtë shkak kemi frikë që të mos aktualizohet problem i mëparshëm. Drejtojmë kërkesën deri te institucionet përkatëse që të heqin dore nga ky projekt’ thuhet mes tjerash në kërkesën e banorëve.

Letra në fjalë i është dërguar edhe kryetarit të Bervenicës, Tetovës, Gostivarit, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të vetëqeverisjes lokale.

Por, kryetari i Komunës së Bervenicës, Enver Pajaziti, në një prononcim për Portalb, thotë se punimet nuk kanë filluar, por sikur edhe të fillonin kjo nuk do të paraqiste problem për banorët, dhe se nuk mund të kundërshtohet vendimi i Qeverisë.

‘Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë kanë sjell vendim për tu ndërtuar, mirëpo për momentin nuk asnjë aktivitet aty, as leje nuk është dhënë as asgjë. Nuk është zonë e banuar ai vend, ajo është tokë shtetërore, banorët e Vollkovisë ende mendojnë se është sistemi komunist që ta ruajnë vendin, nuk e kanë mall babe atë vend, ajo është tokë shtetërore me mijëra hektar. Fundja ata çfarë të duan le të bëjnë, unë tregojë si është puna, normal që ne kemi obligim ti mbrojmë edhe interesat e qytetarëve dhe kemi qenë të solidarizuar, por kjo është në ingerenca më të larta, nëse shteti ka vendosur ta bëjë, ajo është punë tjetër. Lejen do ta japim nëse plotësohen kushtet, atë nuk mund ta kundërshtojnë qytetarët, por është shumë herët puna ende nuk ka ardhur deri aty’ decid Pajaziti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button