Fakulteti i drejtësisë ilegalisht u ka marrë nga 500 euro studentëve

Gjykata Supreme vendosi se Fakulteti i Drejtësisë “Justinijani i Parë” ka shkelur Ligjin për arsimim të lartë duke kërkuar nga studentët e gjeneratës 2008/2009 nga 500 euro për shpenzimet e regjistrimit, përgatitjes, shqyrtimit, vlerësimit dhe mbrojtjes publike të punimit të magjistraturës, njofton Press24.

Më parë, Gjykata Administrative e hodhi poshtë ankesën e Fakultetit të drejtësisë kundër vendimit të Inspektorit shtetëror dhe vendimit të Ministrisë së arsimit, se fakulteti “Justiniani i parë” ka shkelur ligjin. Pastaj fakulteti është ankuar në Gjykatën Supreme, por edhe ajo e hodhi poshtë ankesën dhe e vërtetoi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.

Sipas vendimit të gjykatës, Fakulteti i drejtësisë nuk i ka respektuar dispozitat e nenit 150 të paragrafit 1, nënparagrafit të Ligjit për arsim të lartë, sipas të cilit, studenti ka të drejtë që rregullisht të edukohet, përparojë dhe t’i përfundojë studimet, me kushtet e njëjta si në fillimt të regjistrimit.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button