Vendosen shenjat për ndalesë të kamionëve

Ekipet e NP ‘Rrugë dhe rrugica’ kanë vendosur gjithsej 160 shenja komunikacioni për ndalesë të qarkullimit të automjeteve të rënda transportuese.

Shenjat janë vendosur në hyrje të Komunës Saraj, në Matkë, Gjorçe Petrov, fshatin Orman, Kaçaniçki pat, në hyrje të fshatit Mirkovc, Radishan, Butel, Haraçinë, Singeliç Autokomandë, bulevardi Vojvodina dhe në rrugën 15 Korpus.

Me projektin në fjalë rregullohet regjimi i përkohshëm që ndalon të gjitha automjetet transportuese me mbi 15 ton të lëvizin nëpër rrugët e kryeqytetit prej orës 10 deri më orën 20. 

Ndalesa vlen deri më 1 shtator./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button