Talibanët sulmojnë aeroportin e Kabulit

Talibanët kanë sulmuar aeroportin kryesor të Afganistanit. Mediat e huaja bëjnë të ditur se rebelët e armatosur talebanë kanë ndërmarr sulmin në aeroportin e Kabulit, ndërsa nuk flitet për viktima. 

Një zyrtar i ministrisë së Brendshme në Kabul tha mëngjesin e të hënës se ka raporte për të paktën 3 talebanë të vrarë.

Aeroporti i Kabulit shërben edhe si shtabi i përgjithshëm i komandës së NATO-së në Afganistan, por sipas autoriteteve nuk ka viktima nga radhët e policisë apo civilëve. Zëdhënësi i talebanëve ka thënë për agjencisë AFP se kufiri i tyre ishte NATO, e jo pjesa civile e aeroportit.

Policia ka raportuar se megjithatë 3 persona kanë hyrë në brendi të perimetrit të aeroportit dhe se kanë detonuar një bombë. Aksioni për rikthimin e sigurisë në këtë aeroport, ende nuk ka mbaruar, dhe sipas medieve ndërkombëtare talebanët po vazhdojnë të shtënë në drejtim të godinës ushtarake të aeroportit.

Lajme të ngjashme

Back to top button