Vula në Zyrën e vendit në Ladorisht të Strugës, vetëm maqedonisht

Qytetari Rraman Idrizi i është drejtuar Portalb, për të paraqitur shqetësimin e tij, se pse nuk po zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve,  në rastin e vulës së Zyrës së Vendit, në fshatin Ladorisht.

Idrizi theksoi se ka shkuar që të pajiset me çertifikatë në këtë zyrë, por është habitur kur ka parë që vula është vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në gjuhën shqipe.

Ne u interesuam të konfirmojmë këtë pretendim të qytetarit, ndaj dhe kërkuam përgjigje nga Drejtoria e për Mbajtjen e Librave Amzë, në Strugë. Në këtë drejtori na orientuan që përgjigjen për këtë çështje duhet ta marrim në Shkup, sepse sipas të punësuarëve në Njësinë e Strugës, ata nuk janë të autorizuar të komunikojnë me mediat.

Megjithatë, pretendimi i qytetarit mbeti pa përgjigje edhe pas pyetjes së parashtruar në Drejtorinë për Mbajtjen e Librave Amzë në Shkup, sepse atje na u tha se do të marrim përgjigje pasi të verifikohet pretendimi, përgjigje kjo që ende nuk ka ardhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button