Kush për çka, Gruevski për opozitën, Latasi për sorosoidët

Biljana Vankovska, kolumnë- “Taksirat në vend se Taksim”, Nova Makedonija
Te ne “ Taksimi” nuk është i mundur, sepse ata që luftojnë për sekularizëm dhe largim të fesë/feve nga politikat, i quajnë antikrishtë. Këtu nuk mundet të paramendohet të keni lider ose kryetar që nuk është fetar. “Taksimi” nuk është i mundur se të gjithë janë pajtuar me taksiratin.

Slagjana Dimishkova, koment –“Loja për Turqinë”, Nova Makedonija
Erdogan, duke ecur shpejtë, duet të dijë se koha e Ataturkut ishte diçka tjetër dhe se përmes revolucionit mundej të arrihet republikë, por tani ai funksionon në një botë tjetër, ku qëllimet nuk realizohen me revolucion.

Dragan Pavloviq- Latas, kolumnë-“Qen”, Veçer
Ky bërllok i qeratave mentale- në mesin e të cilëve gjendet edhe Najçevska, e të cilët krijuan karriera dhe para duke i pështyrë Maqedonasit dhe duke marrë qëndrim për të drejtat e Shqiptarëve, inkluduar edhe të drejtën për  goditje shteti në vitin 2001- sot bën ftesë për përleshje mes veti.

Erol Rizaov, kolumnë- “Pak dialog, pak dajak”, Utrinski Vesnik
Ka vetëm një gjë më të keqe për demokracinë maqedonase, e ajo është se opozita e ka pranuar rolin epizodik të dhënë nga pushteti që të aktrojë shoqëri demokratike, e jo për shkakun se 100 000 qytetarë janë përcaktuar për atë.

Aljosha Simjanovski, kolumnë- “Opozita në “Kopshtin e vishnjes””, Utrinski Vesnik
Zaevi e fitoi besimin dhe tani duhet ta luajë rolin kyç për një rrotullim në qenien e brendshme të një kaste historike të lodhur, disonante dhe të demotivuar.

Sotir Kostov, kolumnë- “Frikë nga ndryshimet”, Dnevnik
A nuk po ju duket se pas kongresit historik aq të parajalmëruar të LSDM, i cili me të vërtetë  përgatitej një kohe të gjatë, udhëheqësia dhe anëtarët e partisë zhgënjyen veten?

Daut Dauti, kolumnë- “Vilajeti i errët ballkanik”, Dnevnik
Greqia është vilajeti më i errët jo vetëm ballkanik, por edhe evropian, për problemet e të cilit është “gabueshëm” të raportohet.

Iskra Koroveshovska, kolumnë- “Prometheu nuk pin raki të keqe”,  Dnevnik
Mesazhi i fundit i pakëndshëm që e dërgoi ambasadori suedez  Lars Vahlund është dëshmi se të rriturit jo çdo herë e praktikojnë bontonin që e kanë mësuar si fëmijë. 

E hënë, 10 qershor 2013, numër 52. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button