Mos qëndroni në hapësira të hapura sot, kujdes nga bubullimat!

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë më i ftohtë se dje. Do të ketë erë të fortë, shi, bubullima dhe breshër, posaçërisht pasdite.

Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 28 gradë Celsius.

Edhe në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura deri më 26 gradë celsius.

Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM) u rekomandon qytetarëve të shmangin hapësirat e hapura ms pësojnë nga rufeja.

Sidoqoftë, e hënë, java sapo ka filluar, qëndroni të qetë, pa merak, dhe dëgjoni Everlast. Ditë të mbarë! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button