Site icon PORTALB

Inspektorët u larguan nga zyrat e “Besa Trans-Shkup”

Autobusi i aksidentuar në Bullgari, foto nga BTV, Ladislav Cvetkov

Inspektorati Shtetëror për Transport është larguar nga zyrat e zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB” në Shkup, shkruan TV21. Inspektorët pas realizimit të kontrolleve, kanë mbyllur dyert e objektit dhe kanë vendosur letrat ngjitëse të Inspektorati Shtetëror për Transport.

Ndryshe, inspektimi i jashtëzakonshëm vjen pas aksidentit të autobusit nga kjo kompani në autostradën “Struma” të Bullgarisë, ku jetën humbën 45 persona.

Ndërkaq, Inspektorati qysh dje kishte tentuar të kryej kontrolle, por nuk ka mundur për shkak se, siç deklaruan nga Inspektorati, zyrat e kompanisë dhe agjencitë e saj kanë qenë të mbyllura, ndërsa askush nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërsa, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tashmë i ka hequr licencën e punës kompanisë “Besa Trans BTB”.

Autobusi i aksidentuar ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Exit mobile version