KQZ, jep dorëheqjen edhe Albana Shtylla

Pas nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dorëheqjen e ka dhënë dhe anëtarja e këtij komisioni Albana Shtylla. Me të njëjtat motive si Biba edhe Shtylla ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Situata e krijuar  me anëtarin e KQZ me sa duket nuk do kaloje “lehte” si herët e mëparshme kur është vepruar ne te njëjtën mënyrë nga PD e Berishës me institucionet e vendit. Burime te DITA bëjnë me dije se gjate ditës se sotme do ketë me shume gjasa dorëheqje tjetër ne KQZ pas asaj te nënkryetarit Biba gjate mbrëmjes se djeshme.

Anëtaret e KQZ kane patur një mbledhje te gjate mbrëmjen e djeshme ku eshte quajtur skandaloz dhe i papranueshëm mënyra si PD dhe deputetet trajtuan KQZ-ne dhe anëtarin Muho. Një dorëheqje tjetër do çonte drejt rikompozimit te KQZ, por është njëherazi një apel i forte publik kundër ndërhyrjeve banditeste te partisë-shtet ne institucione kushtetuese./24 orë/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button