Labënishti vizitoi Tateshin dhe Dobovjanin

Kandidati i BDI-së për Strugën Arben Labënishti mbrëmë ka zhvilluar takime me qytetarë në fshatrat Dobovjan, Tatesh të Poshtëm dhe Tatesh të Epërm.

Në të gjitha këto takime tema kryesore të bisedave me banorët kanë q?në në lidhje me problemet dhe hallet me të cilat ato përballen për çdo ditë.

Ndërtimin e urës mbi lumin Drini i Zi, asfaltimin dhe sanimin e rrugëve, ndërtimi i sistemit të ujrave të zeza, kanë qenë disa nga premtimet e Labënishtit për banorët e Dobovjanit, të gjitha këto të përfshira në programin e tij qeverisës.

Pas takimit me banorët e Dobovjanit kandidati i BDI-së Arben Labënishti i shoqëruar edhe nga Ministri i pushtetit lokal, Tahir Hani, mbajti tubim në fshatin Tatesh i Epërm ku para tatesharëve theksoi se rezervuari dhe tubacioni i ri i ujit të pijshëm do të realizohet menjëherë pas zgjedhjeve, do të investojmë akoma në arsim, në kulturë, infrastrukturë, do të punojmë për ruajtjen e ambientit jetësor etj.

Në këtë tubim fjalën e morën edhe Ministri i pushtetit lokal, Tahir Hani i cili theksoi se projekt në vete është edhe përzgjedhja e njerëzve të mirë, BDI do të jetë fitimtare edhe këtë mandat ndërsa kandidatja për këshilltare nga Tateshi i Epërm, Nashiret Alla tha se do të jetë një zë i arsyeshëm i vendbanimit të saj. 

Ndërsa gjatë takimit me banorët e fshatit Tatesh i Poshtëm, Labënishti u premtoi se Tateshi i Poshtëm do të lidhet me tubacion të ri deri tek rezervuari i Tateshit të Epërm, do sanohen rrugët e dëmtuara dhe do të asfaltohen rrugicat e mbetura.
Gjithashtu nuk e la pa përmendur se BDI qeverisë edhe me pushtetin qendror dhe duke pasur pushtetin qendror është shumë më e lehtë për ti realizuar këto programe.

Lajme të ngjashme

Back to top button