Osmani: Paratë për zhvillimin e Gostivarit i kemi të siguruara

Rilindja Demokratike Kombëtare , ka mbajtur tubim në fshatin Forinë të Gostivarit. Në të ka folur lideri i kësaj partie Rufi Osmani i cili kandidon për komunën e Gostivarit.

“Investime në planin infrastrukturor, zhvillim ekonomik dhe në sfera të tjera të komunës, ndriçimi i rrugëve, rrjeti i ujësjellësit, shkollat dhe projektet e tjera. Programi i RDK-së përmban shumë projekte të rëndësishme për Gostivarit dhe banorët e saj. Për mandatin e ardhshëm janë siguruar 20 milion euro për nevojat e qytetarëve dhe zhvillimin e projekteve” tha Osmani duke kërkuar besimin e banorëve të Forinës.

“Përveç projekteve zhvillimore dhe infrastrukturore, është paraparë edhe hapja e një zyre për bujqit, për paraqitjen e projekteve dhe kërkesave të tyre. RDK-ja ofron projekte për turizmin malor dhe vëmendje të veçantë për sportin” tha kandidati për këshilltarë komunal nga RDK, Murtezan Selimi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button