Ahmeti- mati fjalët kryeministër!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i bëri thirrje kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski që të ketë kujdes se çka flet në mitingjet parazgjedhore.

“Funksionarët e lartë të shtetit dhe politikanët mbajnë përgjegjësi të madhe për atë se çka flasin para qytetarëve gjatë kohës së zgjedhjeve.

Fjala e udhëheqësve të shtetit matet me peshoren e ilaçeve të barnatores, e jo me peshoren e mullirit. Ne e kemi shumë të qartë se ku duam t’a çojmë popullin tonë, për atë shkak nuk duhet t’ju japim rëndësi fjalëve që nuk kanë kurrfarë peshe.

Në fushatë zgjedhore politikanët nuk duhet të flasin çka t’ju bie ndër mend. Ne angazhohemi që në vendin tonë të hapet perspektivë për të gjithë qytetarët dhe do të punojmë për to”, deklaroi kryeyari i BDI-së Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button