Thaçi: T’i ndëshkojmë ata që na gënjejnë

Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubim qendror përpara qytetarëve të Zhelinës. Në këtë tubim u promovua kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së z.Latif Arifi dhe lista e këshilltarëve komunal e kryesuar nga bartësi i listës Agim Nesimi.

“Vizioni ynë është për një komunë në të cilën do të kemi: Transparencë, respektim të ligjit, respektim të pronës private dhe tokës shtetërore, zhvillim ekonomik, ndërtim, sanim dhe  mirëmbajtje të rrugëve, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit, ndërtim të rrjetit te kanalizimeve pa para nga qytetaret, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve shkollore, mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe sportive, pastrimin e deponive të egra dhe do të përkujdesemi për një mjedis dhe shëndet më të mirë të qytetarëve tonë. Ne bashkërisht me Ju do të punojmë që të kemi më tepër vende pune, për rininë tonë të shkolluar për të jetuar në këtë komunë,  ju jeni me të drejtën, ju jeni ata që kërkoni ndryshime, ne jemi zëri juaj, ne jemi shpresa e juaj dhe ne bashkërisht do ta bëjmë ndryshimin” tha kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës Latif Arifi duke premtuar se ai nuk do të merr asnjë denar por paratë të cilat i janë marrë qytetarëve do të ua kthejë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka kërkuar mbështetje për Arifin duke thënë se partia e tij nuk zhgënjen.

” Unë jam këtu që t’ju premtoj që kandidati ynë Latifi do të përkujdesët për Zhelinën njësoj si kryetari ynë Mefail Osmani që punoi në mandatin e vet. Do të ishte turpi i madh që shqiptarët ta legjitimojnë politikën e Gruevskit dhe Ali Ahmetit, nuk është kjo çështje grupore dhe individuale, s’është betejë individuale e Latifit apo e imja, bile nuk është edhe partiake, është betejë gjithëkombëtare. Ne duhet t’i ndëshkojmë këta njerëz që pa fije turpi po na gënjejnë, ne duhet ti ndëshkojmë edhe ata thirrje që na quajnë pakicë” tha Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button