Ivon: Zgjedhjet e parlamentare menjëherë pas zgjedhjeve lokale

Ambasadori i Britanisë së Madhe Kristofer Ivon, është shprehur se zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni duhet të fillojnë menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë për të përjavshmen Radion Evropa e Lirë thekson se nuk duhen lejuar interpretimet e ndryshme pasi marrëveshja është mëse e qartë.

“Liderët politikë u pajtuan të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, memorandum për mirëkuptim, me të cilët do t’i afrojmë aspiratat e përbashkëta për integrimet euro-atlantike. Kjo është shumë me rëndësi. Kështu që, marrëveshja nuk lidhet me një aspekt të caktuar. Vlera e marrëveshjes, ashtu sikurse e kuptoj unë, mundëson vazhdimin e dialogut në frymë të mirë, për të gjitha opsionet, pa paragjykime. Lidhur me caktimin e datës për zgjedhje të parakohshme, ky diskutim duhet të zhvillohet fill pas mbarimit të zgjedhjeve lokale. Nëse ekzistojnë interpretime të ndryshme, atëherë duhet të pyeten ata që i bëjnë ato. Interpretimi im është shumë i qartë”, ka deklaruar Ivon. 

Lidhur me zgjedhjet lokale, ambasadori britanik ka thënë se bashkësia ndërkombëtare do që të shohë zgjedhje me të cilat do të krenohej vendi. 

“Shpresoj se zgjedhjet do të kalojnë pa problem dhe do të jenë një kredi e mirë për Maqedoninë. Ky aspekt i reputacionit është shumë i rëndësishëm. Slogani është ‘çfarë gjurme do të lëmë’. Kjo është gjurmë të cilën e lë çdo individ, familje, bashkësi dhe komunë. Kjo është gjurmë edhe në nivel rajonal, për shkak se edhe shtetet e tjera do të përcjellin si do të zbatohen zgjedhjet në Maqedoni, një gjurmë ndërkombëtare, për shkak se edhe bashkësia ndërkombëtare do që të shohë zgjedhjet që do të jenë për t’u krenuar dhe jo për t’u shqetësuar”, ka vijuar Ivon.

Lajme të ngjashme

Back to top button