Cërvenkovski paralajmëron tubim të madh në Shkup
Sonte në Shkup, opozita e bashkuar “Lidhja për ardhmërinë” e udhëhequr nga partia e Branko Cërvenkovskit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë do të mbajë tubim në sheshin Maqedonia.
Në tubimin i cili fillon në ora 21.00, pritet të mbajnë fjalime liderët e partive politike të opozitës së bashkuar, kandidatët për kryetarë komunash si dhe bartësit e listave të këshilltarëve.
Dje në Shtip, Cërvenkovski edhe njëherë pësëriti qëndirmin e tij se Qeveria aktuale duhet të ndryshohet.
“Gjatë gjithë këtyre viteve, kjo Qeveri tirane ndryshoi gjithçka. Ka ardhur koha që më në fund të largohen” tha Cërvenkovski. /Portalb