Besnik Telai fton në debat publik Izet Mexhitin

Kandidati i pavarur për Komunën Cair, Besnik Telai, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka ftuar në debat publik kreun aktual dhe rikandidatin e BDI për Çairin, Izet Mexhitin.

Në Facebook, mes tjerash, Telai shkruan:

‘Kërkoj ndjesë por vetem me ane te këtij rrjeti social ti drejtohem Izet Mexhitit dhe ta ftoj në një debat se vetëm ai mund ta debllokon dhe të përballemi me realitetin e quajtur Çair. E sfidoj jo vetëm Izet Mexhitin por me kë të jetë edhe gjithë drejtorit e tij sidomos te urbanizmit dhe arsimit, me shpresë për një përgjigje sa më të shpejtë dhe pozitive’ shkruan Telai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button