AMSM- Kujdes gjatë vozitjes, rrugët janë të lagura

Komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale nëpër vend po zhvillohet në kushte dimri, vende – vende me akse të lagura, informojnë nga AMSM.

Për shkak temperaturave të ulëta nëpër disa vende ka edhe ngrica.

Për shkak të dëmtimit të urës, është e ndaluar të qarkullohet në drejtim të Krivollakut, përkatësisht rrugës drejtë Negotinës.

Më 15 mars ka përfunduar obligimi ligjor për pajisjet dimërore në automjete. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button