Dehari: Ta kujtojmë Gruevskin se Shqipëria e para e ka pranuar Maqedoninë

Dy ditë pas deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski duke thënë që Kërçova është dhe do të mbetet maqedonase, rrugët e qytetit të Kërçovës sonte u mbushën me shqiptarë, simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kandidati për Kërçovën, Fatmir Dehari tha se shqiptarët nuk janë armiq të Maqedonisë ashtu si mundohet t’i definojë kryeministri i shtetit. 

“T’ia kujtojmë kryeministrit se Shqipëria është shteti i parë që nuk mohon emrin e Maqedonisë dhe njëkohësisht mbështetësja më e madhe në rrugën e Maqedonisë drejt integrimit ” tha Dehari. 

Fjala e rastit ju dha edhe bartësit të listës së këshilltarëve për Komunën e Kërçovës, Qamil Aliu, i cili gjatë fjalimit kujtoi kohën e para tridhjetë dekadave, kur në një moshë shumë të re u burgos vetëm për vargjet e një kënge kushtuar Uskanës.

Tubimi ishte shoqëruar me koncert me moton “Për Uskanën e bashkuar”. 

F.D /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button