Cërvenkovski me letër deri te Ivanov: Komisioni ku mbeti?

Kreu i LSDM-së Branko Cërvenkovski, përmes një letre të hapur i ka kërkuar presidentit Ivanov ngritjen e iniciativës për formimin e Komisionit të ekspertëve për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit.

Cërvenkovski në letër shpreh gatishmërinë që menjëherë ti propozojë dy anëtarët e këtij komisioni dhe disa propozime, njëra për kryetar, që zgjedhja  e tij të bëhet me konsenzus.

“Duke marrë parasysh se raporti i këtij Komisioni ad-hok do të përfshihet në Raportin e KE-së për përparimin e Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë, vlerësimet përfundimtare të ekspertëve që do të përbëjnë këtë komision, në masë të madhe do ti përcaktojnë drejtimet e bisedimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mendoj se 14 ditët e kaluara ishin kohë e cmueshme që për fat të keq nuk u shfrytëzuan për këtë qëllim”, thuhet mes tjerash në letrën e Cërvenkvoskit dërguar presidentit Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button