Teuta Arifi në Llacë të Malësisë së Sharrit

Kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka qëndruar në fshatin Llacë për të vizituar banorët e këtij fshati.

“Bashkë i biseduam hallet, nevojat, vështirësitë me të cilat ballafaqohen këto banorë, duke pasur si prioritet infrastrukturën rrugore e furnizimin me ujë të pijshëm. Përveç këtyre, angazhimi im do jetë dhe në drejtim të rregullimit të kushteve në shkollë, të shërbimeve më të qasshme shëndetësore, si dhe angazhimit të grave që përmes punëve të amvisërisë të mund të realizojnë të ardhura modeste. Ato i ftova të më mbështesin gjatë realizimit të këtyre nismave e përgjatë gjithë procesit të ndryshimit për të mirë të cilësisë së jetës në qytetin tonë” deklaroi Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button