Thaçi: Votoni të ndalen eksperimentet antishqiptare

Partia Demokratike Shqiptare në kuadër te fushatës elektorale realizoi takime informative me qytetarët e rrethinës së Gostivarit dhe mbajti tubim qendror në Çegran. Në këto tubime u promovua kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Gostivarit Miat Sadiku dhe lista e këshilltarëve komunal e kryesuar nga bartësi i listës Mujdin Billalli.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se banorët duhet të votojnë PDSH si opsion ndëshkimi kundër Qeverisë së Gruevskit.

“Ju lus që ky ndëshkim të jetë edhe më i madh edhe për një arsye shumë të thjeshtë, gostivaras dhe tetovarë, ky zullum i madh që  po ndodh me shqiptarët e Shkupit është një film i vjetër i sllavëve, një film i vjetër i ish Jugosllavisë dhe Serbisë, të gjithë ne që jemi në moshë pak më të shtyrë  e dimë si punonte dhe e kemi ndjerë në shpinat tona si ka punu Jugosllavia dhe Serbia, çdo politikë antishqiptare si eksperiment fillimisht e bëjshin te shqiptarët e Maqedonisë duke i llogarit numër më të vogël dhe më të dobët, nëse ky eksperiment i politikës antishqiptare jepte rezultat menjëherë vazhdonte zbatimin edhe në Kosovë. Porosia është se ky eksperiment antishqiptar i Qeverisë së Shkupit  që bëhet të shqiptarët e Shkupit, nëse ne nuk e ndalim me datën e 24, do të vijë në Gostivar e Tetovë, ne duhet me votën tonë të e ndalim këtë zullum dhe këtë politikë të brendshme, besoj, vlerësoj dhe kam bindjen e plotë se kjo do të ndodhë” tha Thaci duke thirrur banorët të votojnë Miat Sadikun.

Ndërsa ky i fundit në fjalimin e tij ka akuzuar gjithë paraardhësit e komunës së Çegranit dhe të tjerat se nuk kanë realizuar asnjë premtim, duke thënë vetëm se  Partia Demokratike Shqiptare dhe platforma politike e saj që ofron zgjidhje për problemet e tyre të shumta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button