Shkup, sërish rrahje dhe incidente mes nxënësve të shkollave të mesme

Sot rreth orës 13.45 në afërsi të hotelit “Holiday Inn” në qendër të Shkupit, në autobusin numër 50 ka ndodhur një përleshje fizike mes dy grupeve të nxënësve të shkollave të mesme.

Nga informacionet e policisë, deri më tani nuk ka të lënduar ndërsa në polici janë ndalur tre të mitur.

Si që njofton zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, në autobusin i cili ka udhëtuar në drejtim të Qendrës Klinike në Shkup, dhjetëra nxënës të ndarë në dy grupe janë përleshur fizikisht.

“Policia ka ndërhyrë dhe ka marrë në bisedë informative tre prej tyre. Nxënësit janë nga shkollat e mesme “Mihajllo Popin” ndërsa tjerët nga “Pançe Karagjozov”. Deri më tani nuk ka informata për të lënduar” tha për Portalb, Kotevski.

Jo-zyrtarisht bëhet fjalë për përleshje mes maqedonasve dhe shqiptarëve.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button