Llacë, përkujtohet ish luftëtari i UÇK-së, Servet Ferati (Foto)
Banorët e fshatit Llacë të Tetovës sot kanë përkujtuar dëshmorin e parë të konfliktit të 2001-shit, Servet Ferati i cili u vra më 15 mars të vitit 2001 si luftëtar i UÇK-së.
Në organizimin e bashkësisë lokale të këtij fshati, në mënyrë të organizuar kanë vendosur kurora me lule dhe kanë bërë homazhe në vendin ku ka rënë dëshmori Ferati në Kalanë e Tetovës.
“Përkujtojmë me nder dhe mall dëshmorin dhe bashkëfshatarin tonë Servet Ferati i cili ishte njëri nga luftëtarët e parë në Kalanë e Tetovës” tha koordinatori i këtij organizimi Xhezair Xhezairi. /Portalb