Neziri: Sadi Bexheti po gënjen, sallat e sportit i ndërtoi MASH-i

Zëvendësministri për arsim dhe shkencë, Safet Neziri, ka demantuar deklaratat e rikandidatit për Tetovën nga radhët e PDSH-së, se ai gjatë mandatit ka ndërtuar salla sporti nëpër tërë territorin e Komunës Tetovë.

Sallat janë projekte kapitale të cilat i ka ndërtuar Ministria e Arsimit, tha Neziri.

‘Dua të demantoj fushatën që e zhvillon kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti në lidhje me investimet kapitale, konkretisht për sallat sportive se kinse i ka ndërtuar ai. kjo nuk është e vërtetë sepse të gjitha sallat sportive që janë ndërtuar dhe që janë në ndërtim e sipër, e që do të ndërtohen në të ardhmen në komunën e Tetovës, të gjitha këto i ka bërë MASH. Deri në vitin 2014 të gjitha shkollat e mesme në Komunën e Tetovës, do të jenë me salla sportive, në fazën e dytë do të vazhdohet me shkolla fillore, të gjitha këto janë investime të finansuar nga MASH e jo nga Komuna të cilat kanë dalë si dezinformata në opinion’ tha Neziri

Ndryshe ditë më parë, kandidati i PDSH-së për Tetovën, Sadi Bexheti në takim me qytetarët në lagjet Teteks 2 dhe 3 të Tetovës mes tjerash tha se ‘Tetova jonë tashmë është qendër e kulturës dhe arsimit me standarde evropiane. Ne investuam në të ardhmen e fëmijëve tanë, në infrastrukturë, salla sporti dhe shkolla. U përkujdesëm për familjet e rrezikuara dhe i dhamë hapësirë për zhvillim gjeneratës më të re. Ne ishim këtu dhe do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, pranë halleve të tyre me përkushtimin dhe vizionin e qartë për Tetovën e tetovarëve’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button