Kumanovë rrihen mes vete dhe pastaj sulmojnë policinë

Kundër tre kumanovarëve policia ka ngritur kallëzime penale sepse mbrëmë i kanë sulmuar policët përderisa këta të fundit i kanë penguar të vazhdojnë zënkën e tyre në një kafene në Kumanovë.

Sipas sektorit për punë të brendshme në Kumanovë, në kafenenë “Kjub” disa minuta pas mesnatë janë përleshur fizikisht disa persona.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar personat, kanë arrestuat tre nga to ndërsa në një moment personat e involvuar në zënkë i kanë sulmuar policët.

Personat S.A, M.A dhe M.J e kanë lënduar një polic ndërsa të dy të tjerëve ua kanë grisur uniformën. Policia njoftoi se kundër tyre do të ngrihen kallëzime penale për sulm ndaj personave zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button