Sondazhe fillestaret në rrjetet sociale, favorizojnë Selën në garën për Strugën

Që me fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të këtij viti, kanë filluar edhe sondazhe të shumta nga institucione të ndryshme, media elektronike, madje edhe nëpër rrjetet sociale si Facebook.

Në këto të fundit janë të parat që kanë bërë publike rezultatet e sondazheve të lira. Megjithëse mund të duket se këto lloj sondazhesh nuk ofrojnë projeksion 100% të saktë, prapë se prapë japin një pasqyrë fillestare.

Kështu për shembull, në një faqe të hapur në rrjetin social facebook, Struga City, në pyetjen se cili nga kandidatët për kryetar të komunës së Strugës, meriton të jetë kryetar i ardhshëm i kësaj komune, fitues ka dalë kandidati nga radhët e PDSH-së, Ziadin Sela dhe atë me një rezultat bindës, duke grumbulluar rreth 70% të votave. Nga gjithsej 1205 persona që kanë marrë  pjesë në votim online, për Selën kanë votuar 852 prej tyre, ndërsa për Labënishtin 353.

Duhet thënë se në sondazh është votuar vetëm për kandidatët shqiptarë, që do të thotë se Sela ka marrë 70.7% të votave shqiptare. Ndërkohë, Sela vazhdon të jetë në avantazh edhe nëpër sondazhe tjera të hapura, kryesisht në rrjetet sociale, ndërsa ditëve në vijim priten të dalin edhe sondazhe zyrtare nga Institucione dhe Organizata Joqeveritare të ndryshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button