Labënishti viziton fshatrat Bixhovë, Livadhi dhe Koroshishtë

Kandidati i BDI-së për Komunën e Strugës, Arben Labënishti, mbrëmë realizoi takime me qytetarët në fshatin Bixhovë, si dhe realizoi dy tubime në fshatrat Livadhi dhe Koroshishtë.

Në të tre këto aktivitetet para zgjedhore Labënishti, ishte i shoqëruar nga shefi  Shtabit  electoral komunal të BDI-së në Strugë,  Ramiz Merko,  si dhe nga deputeti i zonës Nedim Ramizi.

Në fjalën e tij, Ramiz Merko, potencoi se Struga është shqiptare dhe e tillë do të jetë në jetë të jetëve .

Ai apeloi që në këtë situatë të krijuar shqiptarët duhet të bashkohen rreth BDI-së, partisë më të madhe shqiptare dhe të votojnë Labënishtin, masivisht më 24 mars.Në të tre takimet Labënishti para qytetarëve shpalosi programin qeverisës për Komunën e Strugës, duke potencuar investimet dhe prioritetet që pritet të ezaurohen në mandatin e ardhshëm katërvjecar.

Labënishti, numëroi një sërë projektesh të sferave të ndryshme duke filluarn me  rregullimin dhe shtrimin e rrugëve,investime në rrjetin ujësjëllës-kanalizimeve.gjithashtu premtoi një politikë mbështetëse për rininë ,arsimin dhe kulturën në funksion të  një Struge të zhvilluar dhe evropjane. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button