Tetovë, zbulohen arsyet pse babai vrau të bijën dhe veten

“Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Ndjehem sikur jeta do më jep një puthje në faqe, kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur”. Këto ishin disa nga fjalët të cilat i tha 27-vjeçarja nga Tetova Rahime Bexheti, vetëm disa orë para se të ndodhte tragjedia në shtëpinë e familjes nga Tetova, në rrugën drejt Reçicës së Vogël.

Motër medicinale, e cila për vite jetonte në Zvicër, shumë pak gëzoi lumturinë e saj pasi u kthye në atdhe. Por jeta u bë mizore kur babai i saj gjuajti drejt saj dhe pastaj vrau veten me të shtëna në kokë. Grindjet për shkak të dashurisë së ndaluar solli tragjedi në familjen Bexheti. Vrasja dhe vetvrasja në rrugën “172? në Tetovë, ndodhi pardje reth orës 17.

Babai Qenani (51), i cili sapo kishte ardhur nga Zvicra, u përpoq që të bind vajzën që ti jep fund një lidhje me një djalë që nuk e pëlqente, por ajo nuk u bind.

Shtëpia e familjes Bexheti dje ishte e mbushur me njerëz. Të njohur dhe të panjohur erdhën për ti bërë nderimet e tyre. Fjalët për rehati ishin të vështira të gjenden, shpjegim nuk kishte askush.

Nuk mund të ndalem duke qarë, lotët rrjedhin vetvetiu, tha xhaxhai i Rahimes. Derisa qëndronte në makinë në oborrin e mbushur plot me njerëz, ai mblodhi forcën për të shprehu falenderimet për të gjithë ata që erdhën dje për të ndarë dhimbjen me familjen e tyre.

Vajza ishte aq e lumtur, e bukur, e zgjuar, ambicioze…. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Fillimisht punoi si një motër medicinale në një spital për të moshuarit, shumë shpejtë përparoi në pozicione të larta të spitalit. Ajo e pëlqente jetën. Mësonte, punonte, gjithkund arrinte, ishte krenaria e familjes tonë, tha xhaxhai.

Të jeni ju gjallë dhe shëndoshë, diçka më të mençur nuk mund t’ju them, u thonin të afërmit familjarëve të mërzitur. Siç rrëfejnë familjarët gjatë vizitave të fundit në qytet, Rahimja ra në dashuri me një djalë nga Gostivari. Ata dashuroheshin, kishin plane për të ardhmen, por babai i saj nuk u pajtua me të.

Nuk e njohim mirë djalin. Nuk e kuptojmë se pse babai ishte aq i zemëruar me të. Ai ishte shumë i lidhur me Rahimen, por kishte edhe probleme shëndetësore, deklaruan pjestarë të familjes Bexheti. Shi i fuqishëm e përmbyti zonën e qytetit që çon në Reçicë. Në rrugë shumë pak njerëz kalonin.

Njerëzit i ulnin kokat kur pyeteshin në lidhje me tragjedinë familjare. Deklaronin se bëhej fjalë për një familje të njohur, të respektuar dhe të pasur, e cila gati 15 vite jetonte në Zvicër.
Vajza u kthye nga Zvicra të Hënën. Ishte e gëzuar dhe e lumtur. Babi i saj erdhi pardje, e priti në aeroportin e Shkupit dhe e solli në shtëpi. Menjëherë filluan grindjet me vajzën. Babai kërkonte që të ndërpres lidhjet me djalin. Ajo nuk u bind, ai nxori pistoletën dhe e vrau. Kur e pa se çfarë kishte bërë, vrau edhe veten. Kishte njerëz në afërsi, por nuk mund të bënin asgjë, tregojnë fqinjët. Transmeton Shqipmedia, teksti është marrë nga Utrinski Vesnik.  /Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button