Cërvenkovski: Një familje mban peng Maqedoninë

Votimi për të arratisurin nga LSDM-ja, do të jetë katastrofë e vërtetë. Ai që na braktis neve, do ta braktis edhe popullin. Resnja duhet t’i kthehet LSDM-së, porositi kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski në mitingun në Resnjë.

Ai e theksoi edhe përcaktimin e partisë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Maqedonia për një kohë të gjatë është peng i një garniture, një familje, e cila i keqpërdori të gjitha resurset e shtetit që të qëndrojë. Qytetarët janë të ballafaquar me regjim për të cilin nuk vlejnë kurrfarë rregullash. Më pas në mënyrë të pakontrolluar duke i detyruar gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme për nevojat e qeverisjes personale. Këto zgjedhje, nuk paraqesin vetëm zgjedhje të pushtetit lokal, më 24 mars voton njëherë, por vendos dy herë”, tha Cërvenkovski.

Para të pranishmëve foli edhe kandidati për kryetar të koalicionit “Aleanca për ardhmërinë” Jordan Proevski. Ai theksoi se duhej të kalonin katër vite të humbura që populli në Prespë ta kuptojë se VMRO-DPMNE është, thotë, shkatërrues për komunën tonë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button