Edhe sot shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima!

Vendin e ka kapluar një mot që sipas disa tregimeve popullore quhet “gjyshet”.

Bëhet fjalë për disa gjyshe që para kohe e kanë nxjerrë bagëtinë e tyre në stane për kullotë. Kur këtë e ka parë stina e dimrit, është nervozuar dhe ka dërguar erëra të fuqishme, shi dhe breshër për t’ua prish atyre gostinë. Shkurtë, kështu e sqarojnë gjyshet tona motin jo-stabil që e ka kapluar Maqedoninë por dhe më gjërë.

Edhe sot do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima ndërsa sipas parashikuesve të motit në disa vende ka gjasa të bjerë breshër. Ndërkaq bora tani më ka zbardhur vendet malore.

Edhe sot është mirë të visheni me çizme të gjata dhe të keni kujdes sepse do të fryjë erë e fuqishme me shpejtësi prej 90 kilometrave në orë.

Temperatura do të sillet nga 3 deri më 13 gradë celsius.

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperatura deri më 12 gradë celsius.

Ditë të mbarë! Rrini të qetë, pa panik, pranvera sa po ka ardhur, dëgjoni The Weather Girls. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button